Gjendja pandemike Covid-19 po vazhdon të na e cenojë shëndetin, për pasojë, me ndikim dhevështirësi serioze edhe në sistemin edukativ-arsimor.
Me përpjekjen për tasfiduar këtë gjendje, në rastin tonë u vunë në funksion TASK-Forca, KëshilliDrejtues dhe organet tjera të shkollës, por edhe Drejtoria e Arsmit dheKulturës dhe TASK-Forca Komunale.
Për këtë qëllim, TASK-Forcae Gjimnazit “Skënderbeu” u takua edhe sot, 12.11.2020.
Në zbatim të rekomandimevedhe vendimit të këtyre organeve, njoftojmë nxënësit, personelin e Gjimnazit“Skënderbeu” dhe prindërit se, nga 13.11.2020, në Gjimnazin “Skënderbeu” mësimido të zhvillohet sipas Skenarit “B” të Udhëzuesit të Përgjithshëm të MASH: mësimi kombinuar – prezencë dhe mësim në distancë, për dy javët në vazhdim.
Konkretisht:
1. Nga nesër paradite, 13.11.2020,në kohën e rregullt, fillimisht vjen Grupi “A” i deritashëm; pas tyre, ora11:10, vjen Grupi “A” i deritashëm i pasditës (si grup i dytë “B”).
2. Ndërkaq, mësimi nëdistancë, me pjesën tjetër të nxënësve, zhvillohet sipas orarit ekzistues, pornga ora 16:00 deri në ora 19:00, me shpërndarjen e informacioneve mësimore dhekomunikimin e ndërsjellë – interaktiv me nxënësit.
Më 12.11.2020
– Drejtori