Nxënësit e gjimnazit “Skënderbeu” – pjesë e shkëmbimit ndërkulturor në Tiranë

Gjashtë nxënësit e Gjimnazit “Skënderbeu”, Argjend Luzha, Arton Jakupi, Elvira Muhaxheri, Endrit Loku, Fjollë Kodra dhe Jeta Raka, me nismë të prof. Ariana Çaka, po qëndrojnë në Tiranë për shkëmbimin njëjavor rinor “You(th) up for intercultural dialogue and learning” (Rinia për dialog dhe mësim ndërkulturor). Nxënësit tanë po shkëmbejnë kulturën e njohuritë e tyre me të rinjtë nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina dhe Serbia, në favor të bashkëpunimit ballkanik të shkollave të mesme publike.
Programi është financuar nga Zyra Regjionale për Bashkëpunim Rinor dhe po implementohet nga organizata Projekte Vullnetare Ndërkombëtare.