Prin klasa XI-3, përkrah edhe XII-3…

P1010142  P1010151 

Kontrast

Mjedisi ynë meriton përkujdesjen tonë. Ne jemi të meritueshëm për vetveten. Hapërsira ku mësojmë dhe aftësohemi duhet të jetë e përshtatshme, e pastër dhe estetike, sa më ideale. Është pjesë e shëndetit tonë. Të tilla ishin pohimet e klasës së XI-3, e cila u pasua edhe nga klasa e XII-3, para se të fillohej aksioni për lyerjen e klasës së tyre.
Fillimisht kërkesa u paraqit te kujdestari i klasës, prof. Hizer Leka, e pastaj u përcoll në drejtorinë e shkollës.
Nxënësit e klasës XI-3 me vetëdëshirë mblodhën 20 euro, duke mos anashkaluar me 20 euro edhe klasën XII-3, e cila mëson në të njëjtën hapësirë, kurse 50 % të shpenzimeve i hoqi drejtoria e shkollës.
Një nismë e tillë është prezantuar edhe në Këshillin e Nxënësve, me ç’rast janë frymëzuar edhe klasat e tjera për të njëjtin veprim. Tani kanë shfaqur gatshmëri për t’u solidarizuar edhe mësimdhënësit, teksa po vërehet ky vullnet i mirë.
Aksioni po vazhdon…