Për mbarësinë e fillimvitit shkollor 2013/’14, drejtoria dhe personeli arsimor i Gjimnazit ndërmorën edhe pastrimin, riparimin dhe riprogramimin e të gjitha pajisjeve kabinetike të TIK. Në të vërtetë, ky aksion po zhvillohet edhe në kuadër të të gjitha përgatitjeve tjera teknike dhe organizative për vitin e ri shkollor këtu.
Për këtë, angazhim të posaçëm vullnetar kanë shfaqur profesorët: Jumi Kuqi, Bardhyl Hoxha dhe Besim Baftiu, por edhe me ndihmesën e pakursyer të punëtorëve teknikë.