Siç është në dijeni publiku edhe më parë, në objektin e Gjimnazit “Skënderbeu” po realizohej projekti i riparimit në rrjetin elektrik, si aftësimi ose zëvendësimi i të gjitha prizave, ndërprerësve, freskimi i shumë lidhjeve kabllore dhe pjesëve tjera ndërlidhëse, si dhe ndërrimi, përkatësisht ekonomizimi i të gjitha poçeve elektrike.
Në këtë rast, veçanërisht duhet përshëndetur edhe gatishmëria e ekipit elektricist, të cilët nuk u ndalën vetëm te vlera financiare e projektit, por me shumë dëshirë dhe vullnet, për hir të shkollës dhe fëmijëve, bënë edhe shumë punë plotësuese të natyrës së tyre profesionale në objektin shkollor.
Ky projekt tashmë ka përfunduar, ndërsa kap shumën rreth 2000€.
Ndërkaq, me ekonomizimin e dritave, sipas mendimit të profesionistëve, në objektin tonë shpenzimet e rrymës tani do të zvogëlohen rreth 50%.