U rikujtojmë nxënësve maturantë të Gjimnazit “Skënderbeu” se që nesër, 20.5.2013, organizohet mësim plotësues në kuadër të përgatitjeve për Testin e Maturës Shtetërore 2013. Mësimi do të zhvillohet sipas orarit të rregullt paraprak, por vetëm në lëndët që përfshihen në Test, ndaj edhe me mundësi zgjatjeje të orarit. Ndërkaq, më hollësisht do të njoftoheni edhe drejtpërdrejt ditëve në vazhdim…