PILOTPROJEKT PËR ZBATIMIN E WEB-SHËRBYESIT
SMS FLEXY-S

TRAJNIM I MËSIMDHËNËSVE PËR PRAKTIKIMIN E KËTIJ SISTEMI NË SHKOLLAT TONA

 

Ky trajnim u zhvillua edhe në Gjimnazin “Skënderbeu” në Kaçanik, sot, më 16.11.2012, me fillim në ora 14,00, ku ishin të pranishëm 10 kujdestarët e klasave të përfshira në projekt, ndërsa në cilësinë e drejtorit gjeneral të Kompanisë aiKATE nga Kroacia (kompani për ofrimin e shërbimeve telekomunikuese) ishte z. Ivan Sheparoviq bashkë me z. Mario Konosiq, përfaqësues i kësaj kompanie, e në cilësinë e trajnuesve u angazhuan znj. Albana Berisha dhe z. Blerand Hulaj.

Ndërkaq trajnimi zgjati dy orë të plota, me prezentimin e programit dhe testimin e njohurive të marra me këtë rast.

Sistemi SMS Flexy-S është nje shërbim informacionesh shkollore përmes SMS njoftimeve dhe porosive, në trekëndëshin: mësimdhënës-nxënës-prindër, ku në çdo kohë dhe në çdo hapësirë mund të komunikohen të dhëna përkitazi me gjendjen dhe sjelljen edukativo-arsimore të nxënësit.

Është ky një komunikim i aktivizuar dy-drejtimësh, që nga koha që prindërit dëshirojnë të marrin informata të veçanta nëpërmjet SMS, gjithnjë me qëllim të sigurimit të informatave sa më të plota e më të shpejta për këshillimin dhe mbikëqyrjen e femijëve.

 Karakteristikë e përgjithshme e këtij shërbimi është se të dhënat  janë  të sigurauara, gjithëpërfshirëse dhe cilësore dhe  në dispozicion 24-orësh gjatë gjithë javës.

Sistemi SMS, respektivisht programi AIKATE synon dhe ka për objektiv: rezultatet më të mira në edukim; informatizimin e sistemit arsimor; përmirësimin e statistikave në monitorimin e sistemit arsimor; krijimin e parakushteve për mësimin në distancë (E-learning); zgjerimin e bazës materiale të sistemit arsimor; krijimin e mjeteve investuese në sistemin arsimor etj.