Në kuadër të përgatitjeve dhe krijimit të ambientit sa më të mirë për vitin shkollor 2013/’14, në Gjimnazin “Skënderbeu” po zhvillohen punimet edhe për ngjyrosjen e tërë brendisë së objektit të këtij institucioni. Deri tani, sidomos në pjesën e korridorëve, ka kohë që për shkaqe financiare nuk është vënë dorë në ngjyrosjen e hapësirave.
Ngjyrosja e objektit, edhe në këtë rast, na përkujton përkujdesjen që duhet të kemi të gjithë anëtarët e bashkësisë së shkollës për ruajtjen e ambientit tonë shkollor, madje edhe si gjest kulturor.
Ndërsa sa i përket dinamikës së punimeve, konsiderohet se ato do të përfundojnë patjetër para datës së afatit të gushtit të Testit të Maturës Shtetërore, aq më parë para se të fillojë viti mësimor.
Investimet do të kapin vlerën afro 5000€.