Uebfaqja zyrtare e Gjimnazit “Skënderbeu” të Kaçanikut është lansuar sot më 22.06.2012.

Kjo uebfaqe është një hap tjetër drejt avancimit të komunikimit mes profesorëve, nxënësve e prindërve.

Shumë shpejt faqja do të jetë e plotësuar me të gjitha shërbimet dhe materialet e nevojshme.

Ndërkaq, Gjimnazi “Skënderbeu” falënderon ish-nxënësin e vet Shkëlzen Vishi, tani student në Universitetin e Prizrenit, Dega Softwer Design dhe kolegët e tij studentë të po kësaj dege: Emin Krasniqi, Elvaris Gjinali, Dardan Aliu e Shkumbin Vishi, për përpunimin dhe disenjimin e kësaj faqeje, të cilën gjimnazit tonë ia ofrojnë dhuratë për suksese edhe më të mëdha dhe si kontribut për përparimin digjitalizues të procesit edukativ-arsimor!