Përfundoi afati i parë i regjistrimit të nxënësve për vitin e ri shkollor 2013/’14 në Gjimnazin “Skënderbeu” në Kaçanik. Për 288 vende konkurruan 330 nxënës, prej të cilëve kriteret i plotësuan 222 nxënës. Kanë mbetur të lira 66 vende, përkatësisht 15 në Shkenca Natyrore, 23 në Matematikë-Informatikë dhe 28 në Shkenca Shoqërore.

Për regjistrimin e nxënësve Komisioni përkatës u shërbye me program të posaçëm kompjuterik, zhvilluar nga prof. Berat Berisha, duke dëshmuar një përkushtim plotësisht korrekt.

Rezultatet e hollësishme për të gjitha drejtimet mund t’i shihni në lidhjet më poshtë:

 

Kliko këtu për të parë tabelat dhe grafikët statistikor.