Njoftojmë nxënësit – aplikues për regjistrim në klasën e dhjetë në Gjimnazin “Skënderbeu” se afati i parë i regjistrimit ka mbaruar, ndërsa për afatin e dytë do të njoftohen me kohë.
Rezultatet e regjistrimit në klasën e dhjetë – afati i parë (korrik 2012).
Statistika e regjistrimit të nxënësve në afatin e parë.
Në këtë afat, për 288 vende të kërkuara kanë aplikuar 360 nxënës, nga të cilët 202 kanë plotësuar kushtet e parapara me konkurs. Për afatin e dytë kanë ngelur edhe 86 vende të lira, përkatësisht 7 në Shkenca Natyrore, 46 në Shkenca Shoqërore dhe 33 në Matematikë dhe Informatikë.
Kthimi i dokumenteve për nxënësit, të cilët nuk janë pranuar do të bëhet prej 18.7.2011.
Kandidati i refuzuar dhe i cili dyshon se i janë shkelur kriteret e regjistrimit ka të drejtë, brenda 24 orëve, nga koha e shpalljes së rezultateve t’i paraqesë ankesë Drejtorisë së Gjimnazit, Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe në raste të jashtëzakonshme edhe MASHT – Komisionit për Ankesa.