Me propozimin e Drejtorisë së Gjimnazit, organet komunale po përkrahin me lehtësi projektin për riparimin e rrjetit elektrik në këtë objekt, ndërsa ka disa ditë që ekipi i elektricistëve po punon me entuziazëm për kryerjen me sukses të këtyre punimeve.
Sipas këtij projekti, janë aftësuar të gjitha prizat dhe ndërprerësit, gjë që më parë ishin koncentruar tërësisht vetëm për kate, meqë nëpër kthina kahmot ishin të dëmtuara. Pothuajse është në përfundim e sipër freskimi i të gjitha lidhjeve kabllore dhe pjesëve tjera ndërlidhëse, si dhe ndërrimi i të gjitha poçeve, përkatësisht zëvendësimi me poçe ekonomike.
Vlen të përmendet se për çdo mësonjëtore është instaluar nga një prizë e re e veçantë destinuar për projektorë dhe pajisje të tjera.
Punimet vazhdojnë…