Të nderuar nxënës dhe ju prindër,
Telefoni është i ndaluar gjatë procesit mësimor!
1.
a) Në të mirë të mbarëvajtjes së procesit edukativ-arsimor, Drejtoria e Gjimnazit “Skënderbeu” rithekson se në bazë të Udhëzuesit Nr. 20/2018 të 7.12.2018 dhe Vendimit Nr. 509/01B të 29.11.2018 të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në të gjitha institucionet arsimore parauniversitare në Republikën e Kosovës, gjatë procesit mësimor, ndalohet përdorimi i telefonave celularë nga mësimdhënësit dhe nxënësit, dhe se Sekretari i Përgjithshëm i MASHT, DKA-të dhe drejtorët e institucioneve të arsimit parauniversitarë janë përgjegjës për zbatimin e tyre dhe marrjen e masave ligjore në rast shkeljeje; ashtu siç na obligon edhe Rregullorja Nr. 02/2018 e 17.07.2018 për Organizimin e Punës në Shkollat Fillore të Mesme të Ulëta dhe të Mesme të Larta të Komunës së Kaçanikut.
b) Telefoni celular, njëkohësisht, është bërë edhe mjet real dekoncentrimi në procesin edukativ-arsimor.
2. Për komunikim zyrtar, ndërkaq, si edhe më parë, Drejtoria e Gjimnazit vë në dispozicion këta numra telefoni:
– +383 (0) 290 380 804
– +383 (0) 44 631 067
– sikurse (përveç gjatë orëve mësimore) edhe numrat e telefonave të kujdestarëve të klasave (të njohur për nxënësit dhe prindërit e tyre).
Me respekt dhe besim për mirëkuptim,
Drejtori i Gjimnazit:
I. Vishi