Shoqata “Miqtë e Amerikës”



Ligjëratë, për nder të ish-Presidentit të ndjerë George H.W. Bush të SHBA

Në Gjimnazin “Skënderbeu”, në bashkëpunim me Komunën e Kaçanikut, Kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, mbajti një ligjëratë-homazh për ish-Presidentin George H.W. Bush të SHBA, me theks përkrahjen historike amerikane popullit shqiptar dhe Kosovës.
Pas prezentimit, pjesë e ligjërimeve ishin Kryetari i Shoqatës, z. Agim Rexhepi, Kryetari i Komunës, z. Besim Ilazi, ndërkohë që si parathënie qe edhe një ese shumë e ndjeshme e vet nxënësve të Gjimnazit.
Emërues i përbashkët i ligjërimeve ishte miqësia jonë e jashtëzakonshme shqiptare-amerikane, vepra e madhe e Presidentit George H.W. Bush dhe ngushëllimet e dhembja e thellë për humbjen e Tij.

Kaçanik, 5.12.’18