Më 24 qershor 2013, MASHT publikoi rezultatet e Provimit të Maturës Shtetërore. Gjimnazi “Skënderbeu” i Kaçanikut shënoi kalueshmërinë 61%. Me të marrë të rezultatit të Provimit të Maturës, filloi shpërndarja e diplomave për nxënësit të cilët kanë mbaruar me sukses klasën e XII-të të Gjimnazit, përveç një pjese të vogël të maturantëve që deri më sot nuk kanë pasur interesim ta tërheqin dokumentacionin.
Përkujtojmë se diplomat shpërndahen çdo ditë pune, në orar të plotë, në zyrën e administratorit.