
Këshilli Drejtues i Gjimnazit “Skënderbeu” në Kaçanik ka mbajtur mbledhjen e rregullt. Në këtë takim janë trajtuar shumë çështje me interes për këtë institucion shkollor. Fillimisht u prezantua një informatë për periudhën e parë mësimore, krahasuar edhe me suksesin e periudhës përkatëse të vitit të kaluar. U shqyrtua lista e projekteve me prioritet për këtë shkollë. U trajtuan edhe masat e shqiptuara ndaj disa nxënësve për shkelje të ndryshme, si dhe regjistrimi i nxënësve të pezulluar nga shkollat simotra. Gjithashtu, me përkushtim, u trajtua edhe mundësia e ngritjes së rregullit dhe disiplinës për mbarëvajtjen e procesit edukativ-mësimor. Në takim morën pjesë për herë të parë edhe anëtarët e rinj të KDSH-së: Faton Brruti e Hafize Sallahu (në cilësinë e prindërve) dhe Kadri Krivenjeva (palë nga shoqëria).
KDSH