Takimi i 3-të me përfaqësuesit e Këshillit të Nxënësve të Kosovës
Temë e debatit: ”Cilësia e arsimit në Kosovë”
Problem i veçantë: ”Ambienti shkollor”
Vendi: Ferizaj
Data: 12 mars 2013
Në debat në KNK ishin disa nxënës të dalluar të Gjimnazit “Skënderbeu”, gjithashtu pjesëmarrës edhe në debate të ndryshme për temat ose mangësitë e shumta që po hasim ditëve të sotme; aty ishin: Arlena Krivenjeva, Arta Rakoci, Brikena Raka, Eljesa Begunca, Laura Zharku, Mensur Hoxha, Meriton Livoreka, Roland Raka, Zana Lika.
Fillimisht, përfaqësuesja e Këshillit Rinor Kosovar dhe Keshillit të Nxënësve të Kosovës, Agnesa Qerimi, foli për debatet e organizuara më herët, ku, për dallim nga shumë shkolla të tjera, fatmirësisht ne kishim qenë pjesëmarrës. Pastaj, në kuadër të ”Cilësisë së Arsimit në Kosovë”, ajo u angazhua për temën ”Ambienti shkollor”, ku më tej u ngërthyen edhe nëntemat si ”Psikologu në shkolla”, ”Siguria në ambientin shkollor”, ”Mjedisi i jashtëm dhe i brendshëm” etj. Në vazhdim Agnesa lejoi kyçjen në një debat të hapur, në frymë replikuese, ku në mënyrë konstruktive zgjedheshin veprimet e duhura rreth përmirësimit të akëcilit problem.
Diçka shumë e mirë dhe në sy të të gjithë debatuesve qe mënyra përshkrimit të paraqitjes së kryetares së Këshillit të Nxënësve dhe nxënësve të tjerë në Këshillin Drejtues të Gjimnazit “Skënderbeu”, për debatet dhe veprimtaritë në kuadër të shkollës sonë, në përputhje të plotë me Kornizën e Kurrikulës dhe me të gjitha ligjet për arsimin e mesëm, si dhe për relacionet e lira e të hapura brendashkollore mes organeve drejtuese, profesorëve dhe nxenësve, në gjendje të paraqesim çdo problem ose ankesë konkrete për diçka jofunksionale në shkollë.
Pasi që përfaqësuesja e KRK dhe KNK, Agnesa, ishte e informuar vazhdimisht me punën që bënim ne si grup, mori pikërisht shkollën tonë si model dhe ceku se Gjimnazi ”Skenderbeu” i Kaçanikut dhe një gjimnaz tjetër (?) janë gjimnazet e vetme në Kosovë ku kryetari i shkollës është zgjedhur në mënyrën e duhur, dhe ku kryetari di detyrën dhe kompetencat e veta dhe i zbaton ato. Krahas faktit që edhe drejtori i shkolles është gjithmonë pranë kërkesave dhe ideve të reja të nxënësve, në përpjekje për implementimin e tyre, gjë që zgjoi kureshtjen e nxënësve-debatues se si të ndërtohej një marrëdhënie e tillë afrie edhe në shkollat e tyre, ku kontaktet me drejtorin ose janë të pakta ose mungojnë fare.
Në kontekst të arritjeve dhe të atyre që do të bëhen, kryetarja e KN të gjimnazit tonë theksoi se vullneti dhe vetëdija e nxënësve për rolin e tyre janë kusht i rëndësishëm për eliminimin mangësive; duke shtuar se nëse idetë shprehen qart, arsyeshëm dhe janë të përparuara, nuk mungon as ndihma e organeve të shkollës.
Ndërsa përfaqesuesit e KNK, në kuptim njohjes së rolit dhe kompetencës së kryetarit të Këshillit të Nxënësve, kërkuan që gjithsesi të kyçemi në Këshillin Drejtues të Shkollës, me obligimin e takimeve për çdo muaj, me qasje edhe në investimet nga buxheti i shkollës.
(Kryetare e KN)