Përkujtesë:
– Në bazë të udhëzimeve administrative dhe në përputhje me rregulloren e nxënësve, tashmë edhe nxënësit e klasave të dhjeta të Gjimnazit, më 26 shtator 2014, u pajisën me uniformën shkollore. Kështu, edhe Drejtoria e Gjimnazit ka paralajmëruar nxënësit se nga 29.09.2014 (e hënë), gjatë gjithë kohës në hapësirën shkollore janë të detyruar të bartin uniformën. Në të kundërtën, pa uniformën shkollore, çdo njëri do të largohet nga procesi mësimor.