Më 10 dhe 11 tetor 2013, me nxënës të Gjimnazit “Skënderbeu”, u zhvillua një trajnim në kuadër të edukimit shëndetësor. Trajnimin e zhvilluan përfaqësues të Fondacionit Kosovar të Popullsisë-Kosova Population Foundation-KOPF.
(KOPF është organizatë e specializuar për marketing social në Kosovë: për promovimin e vetëdijes shëndetësore të të rinjve dhe edukimin bashkëmoshatar, për vetëdijsimin kundër tjetërsimit të qenieve njerëzore etj.)
Takimi me organizatën KOPF filloi me një mesazh: “E ardhmja jote, është zgjedhja jote. Mos lejo rastësi!”.
Në këtë trajnim morën pjesë një grup nxënësish, të cilët u informuan mbi tema të ndryshme. KOPF bëri prezantimin e participantëve, konceptin dhe rëndësinë e edukimit dhe promovimit shëndetësor, shkathtësitë dhe vetitë e edukimit shëndetësor, konceptin dhe metodat e planifikimit familjar, shëndetin riprodhues etj.
Gjatë këtij trajnimi, ditën e parë (10.11.2013), u morën informacione të shumta nga temat e lartpërmendura, ndrësa në ditën e dytë (11.11.2013) edhe vetë nxënësit provuan të jenë “peer edukator” (edukatorë bashkëmoshatarë). U punua në mënyrë individuale e në grupe, gjë që bëri të ketë sukses i gjithë trajnimi. Në fund të trajnimit nxënësit u kurorëzuan edhe me çertifikata, ashtu që KOPF krijoi mundësinë e mirë që edhe nxënësit të jenë pjesë e procesit të vetëdijsimit të bashkëmoshatarëve.
Ndësa Gjimnazit “Skënderbeu” KOPF i dha një mirënjohje për përkrahjen në implementimin e projektit.
Përgatitën nxënësit:
Granit Çaka & Mirlinda Spahiu