I nderuar dhe i dashur lexues: nxënës, profesor, prind…, adhurues a krijues i fjalës së shkruar, Gjimnazi “Skënderbeu” i Kaçanikut inauguroi edhe një projekt krijues, revistën e vet “Gjimnazisti”.
Kjo revistë, në të parë, i është përshtatur një koncepti sa të përgjithshëm po aq edhe të veçantë, sepse në thelb do të manifestojë para së gjithash shqetësimet dhe ambiciet e nxënësve tanë, aspiratat e tyre për sendërtimin e cilësisë personale e të përbashkuar në të mirë të vetvetes dhe të shoqërisë.
Revista “Gjimnazisti”, pra, po shfaqet si një premisë e shtuar për latimin e fjalës së shkruar, si një frymëmarrje e re për nevojat e edukimit moral, dituror, intelektual, estetik… të nxënësve, gjithsesi ndihmuar edhe nga mësimdhënësit e tyre gjithnjë e më të përgatitur.
Shpresojmë se edhe “Gjimnazisti” do të ndihmojë për çlirimin e personalitetit nga vogëlsirat e fenomeneve të rëndomta në të mirë të jetës sonë intelektuale e të qytetëruar.
Urime!
Shkarko revistën këtu .