Ju njoftojmë se Drejtoria e Gjimnazit “Skënderbeu” ka pranuar sot njoftimin për vendimin e mëposhtëm të Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për uljen e pragut të kalueshmërisë së Provimit të Maturës Shtetërore.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në mbështetje të neneve 4, 21, 22 të Ligjit nr. 03/L-189 për administratën shtetërore të Republikës së Kosovës, në mbështetje të nenit 8 paragrafi 1.4 dhe shtojcën 6 të Rregullores nr. 02/2011 për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive dt. 22.03.2011, nxjerr:
VENDIM
Për uljen e pragut të kalueshmërisë së Provimit të Maturës Shtetërore
– Pragu i kalueshmërisë së Provimit të Maturës Shtetërore, për afatin e qershorit dhe gushtit të vitit 2013 ulet nga 50% në 45%.