VAJZAT E GJIMNAZIT “SKËNDERBEU” – KAMPIONE TË DYFISHTA! ( 2019/’20 dhe 2020/’21)

Ekipi i Futbollit i Vajzave i Gjimnazit “Skënderbeu” të Kaçanikut edhe kësaj radhe arriti lartësinë e Kampionit të Kosovës në Garën Republikane, garë që u mbajt në Gjakovë, më 27.11.2020.

Vlen të përmendet se në këtë garë pikërisht vajzat e kësaj shkolle ishin kampione edhe vitin e kaluar.

Prandaj, me përkushtimin, entuziazmin dhe cilësitë që zotëron ky ekip, me të drejtë synohet fitorja edhe në Kampionatin Botëror të Futsallit që pritet të mbahet në Lion të Francës.

E vërteta, në Lion të Francës duhej të shkonin që më 1-8 qershor 2020 (për çka patëm shkruar edhe në fund të shtatorit 2019), por që rrethanat pandemike 2020 gjithandej me Covid-19, e pamundësuan një aktivitet të tillë.

Fitoret e njëpasnjëshme e të bindshme të këtij ekipi, gjithashtu janë fryt edhe i angazhimit të pakursyer e të pareshtur të mësimdhënësve të edukatës fizike, profesorëve: Hazir Hysa, Kjani Dema e Arif Dullovi.
Drejtoria e Gjimnazit shpreh mirënjohjen më të thellë!

I.V.