Gëzuar 2 Marsi – Dita e Gjimnazit “Skënderbeu”!

Busti i Skënderbeut në oborrin e Gjimnazit, vepër e skulptorit Artan Peqini, 2002 Nxënës të dashur, të nderuar profesorë dhe punëtorë të Gjimnazit “Skënderbeu”, Dy Marsi është Dita e Gjimnazit “Skënderbeu” në Kaçanik. Sot, Ditëlindja 46-të. Ky shkas historik e dituror, në përkim të Kuvendit të Lezhës e të themelimit të shkollës sonë, vetvetiu na […]

Ndërroi jetë nxënësi Adrian A. Krasniqi

Adrian Agim Krasniqi 01.04.1997 – 27.02.2014 Drejtimi MI – Klasa XI-4 Sot, 27 shkurt 2014, në Gjimnazin “Skënderbeu” u ngrys edhe mëngjesi. Ndërroi jetë papritmas (vdekje e natyrshme) nxënësi Adrian Agim Krasniqi nga Kaçaniku i Vjetër, klasa XI-4, drejtimi Matematikë-Informatikë. Adriani ishte nxënës i shkëlqyeshëm dhe shembullor në sjellje. U pikëlluam shumë! Drejtoria e Gjimnazit […]

Kremtimi i Gjashtëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Gjashtëvjetori i Pavarësisë së Kosovës i gjeti të mobilizuar nxënësit, profesorët dhe tërë personelin e Gjimnazit “Skënderbeu”. Të angazhuar për punë dhe mësim dhe të gatshëm që me një sërë aktivitetesh dhe me entuziazëm të shtuar ta festojmë 17 Shkurtin-Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Aktivitetet përgatitore kishin filluar ditë më parë, si gara për esenë […]

Një dhuratë për një buzëqeshje

Për festat e fundvitit, nxënësit aktivistë të Gjimnazit “Skënderbeu”, të Këshillit të Veprimit Rinor Lokal, të vetorganizuar e në bashkëpunim me bizneset dhe me komunën kanë organizuar aktivitetin e radhës. Aktiviteti ka për qëllim sigurimin dhe shpërndarjen e dhuratave për fëmijët e familjeve me gjendje modeste materiale, të cilat në komunën tonë nuk janë pak. […]

Gëzuar 28 Nëntori – Dita e Flamurit Kombëtar

Drejtoria e Gjimnazit “Skënderbeu” uron: Gëzuar 28 Nëntori – Dita e Flamurit Kombëtar! Urime festat e shenjta të Nëntorit të madh! Për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit Kombëtar, në Gjimnazin “Skënderbeu” u organizua edhe një turne sportiv në volejboll dhe basketboll. Volejboll: u angazhuan klasat e X-a, të XI-a dhe XII-a, në […]

Humanizmi në vepër-nxënësit dhuruan gjak

Sot, në Gjimnazin “Skënderbeu”, Qendra Kombëtare për Transfuzionin e Gjakut e Kosovës, nëpërmjet një ekipi 9-anëtarësh, në krye me dr. Bahrije Halili-Gjocaj – specialiste e transfuzionit të gjakut – zhvilloi aksionin tradicional të dhurimit të gjakut në shkollën tonë. Dr. Bahrije Halili-Gjocaj, ndërkaq, na dha shumë informacione për të mirat dhe dobitë e dhurimit të gjakut, […]