Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka shpallur konkursin plotësues për regjistrimin e nxënësve në klasën e 10 të gjimnazeve dhe të shkollave profesionale për vitin shkollor 2013/’14. Paraqitja e dokumenteve për gjimnaze dhe shkolla profesionale për vitin shkollor 2013/2014, bëhet më datën 22, 23 dhe 26 gusht 2013, në lokalet e shkollës amë, ku nxënësi dëshiron […]
Nxënës dhe ju prindër të nderuar, ju njoftojmë se konkursi plotësues për regjistrim në klasat e 10-ta për vitin shkollor 2013/’14 do të publikohet më 22.8.2013. Jemi të njoftuar se konkursi do të publikohet në web faqen e MASHT, më 22 gusht 2013, ndërsa do të jetë i hapur 3 ditë, më 22, 23 dhe 26 gusht 2013. Ndërsa të gjithë […]
Për mbarësinë e fillimvitit shkollor 2013/’14, drejtoria dhe personeli arsimor i Gjimnazit ndërmorën edhe pastrimin, riparimin dhe riprogramimin e të gjitha pajisjeve kabinetike të TIK. Në të vërtetë, ky aksion po zhvillohet edhe në kuadër të të gjitha përgatitjeve tjera teknike dhe organizative për vitin e ri shkollor këtu. Për këtë, angazhim të posaçëm vullnetar […]
Në kuadër të përgatitjeve dhe krijimit të ambientit sa më të mirë për vitin shkollor 2013/’14, në Gjimnazin “Skënderbeu” po zhvillohen punimet edhe për ngjyrosjen e tërë brendisë së objektit të këtij institucioni. Deri tani, sidomos në pjesën e korridorëve, ka kohë që për shkaqe financiare nuk është vënë dorë në ngjyrosjen e hapësirave. Ngjyrosja […]
Siç është në dijeni publiku edhe më parë, në objektin e Gjimnazit “Skënderbeu” po realizohej projekti i riparimit në rrjetin elektrik, si aftësimi ose zëvendësimi i të gjitha prizave, ndërprerësve, freskimi i shumë lidhjeve kabllore dhe pjesëve tjera ndërlidhëse, si dhe ndërrimi, përkatësisht ekonomizimi i të gjitha poçeve elektrike. Në këtë rast, veçanërisht duhet përshëndetur […]
Me propozimin e Drejtorisë së Gjimnazit, organet komunale po përkrahin me lehtësi projektin për riparimin e rrjetit elektrik në këtë objekt, ndërsa ka disa ditë që ekipi i elektricistëve po punon me entuziazëm për kryerjen me sukses të këtyre punimeve. Sipas këtij projekti, janë aftësuar të gjitha prizat dhe ndërprerësit, gjë që më parë ishin […]