Humanizmi në vepër-nxënësit dhuruan gjak

Sot, në Gjimnazin “Skënderbeu”, Qendra Kombëtare për Transfuzionin e Gjakut e Kosovës, nëpërmjet një ekipi 9-anëtarësh, në krye me dr. Bahrije Halili-Gjocaj – specialiste e transfuzionit të gjakut – zhvilloi aksionin tradicional të dhurimit të gjakut në shkollën tonë. Dr. Bahrije Halili-Gjocaj, ndërkaq, na dha shumë informacione për të mirat dhe dobitë e dhurimit të gjakut, […]

Gjimnazi “Skënderbeu” furnizohet me inventar të ri

Gjimnazi “Skënderbeu” kishte dhe vazhdon të ketë nevojë të theksuar për inventar të ri shkollor dhe mjete mësimore. Për këtë arsye, dhe nga mundësia e ofruar, kryetari i Komunës, z. Besim Ilazi dhe koordinatori i projektit zviceran LOGOS, z. Norbert Pijls, ditë më parë patën nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për furnizimin e Gjimnazit “Skënderbeu” me […]

Gjimnazi u furnizua me dru për sezonin dimëror

Në kuadër të përgatitjeve për sezonin dimëror, siç kemi njoftuar edhe më parë për ndërrimin-përshtatjen e sistemit të ngrohjes, tani u furnizuam edhe me 50 m3 dru. Tërë kjo sasi e druve u sharruan brenda ditës dhe janë gati për shfrytëzim. Pritet, gjithashtu, edhe furnizimi me thëngjill (100 tonë), që do të përdoret në kombinim […]

Gjimnazi me ngrohje qendrore më ekonomike

Ka ditë që kanë filluar punimet për ngrohtoren e re në Gjimnaz. Ç’është e vërteta, jo pse këtu nuk kishte ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore, sepse në këtë sistem janë bërë edhe investime të tjera më parë, si vitin e kaluar radiatorët, dhe furnizimi me lëndë djegëse (naftë) ka qenë i rregullt, madje, nw bashkërendim […]

Trajnim për edukim shëndetësor

Më 10 dhe 11 tetor 2013, me nxënës të Gjimnazit “Skënderbeu”, u zhvillua një trajnim në kuadër të edukimit shëndetësor. Trajnimin e  zhvilluan përfaqësues të Fondacionit Kosovar të Popullsisë-Kosova Population Foundation-KOPF. (KOPF është organizatë e specializuar për marketing social në Kosovë: për promovimin e vetëdijes shëndetësore të të rinjve dhe edukimin bashkëmoshatar, për vetëdijsimin kundër […]

U pensionua kolegu ynë, profesor Sylejman Haxhiu

Më 26.09.2013, u pensionua profesori i Lëndës së Muzikës, z. Sylejman Haxhiu. Me shkas pensionimin, më parë ishte organizuar edhe një darkë shoqërore, ku atmosferën e ngazëllyer e shoqëruan edhe momente emocionale. Ndërkaq, sot në Gjimnazin “Skënderbeu” u mbajt edhe një takim i ngrohtë kolegial dhe u shtrua edhe koktej rasti. Takimi u zhvillua në […]