Gjimnazi “Skënderbeu” kishte dhe vazhdon të ketë nevojë të theksuar për inventar të ri shkollor dhe mjete mësimore. Për këtë arsye, dhe nga mundësia e ofruar, kryetari i Komunës, z. Besim Ilazi dhe koordinatori i projektit zviceran LOGOS, z. Norbert Pijls, ditë më parë patën nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për furnizimin e Gjimnazit “Skënderbeu” me […]
Në kuadër të përgatitjeve për sezonin dimëror, siç kemi njoftuar edhe më parë për ndërrimin-përshtatjen e sistemit të ngrohjes, tani u furnizuam edhe me 50 m3 dru. Tërë kjo sasi e druve u sharruan brenda ditës dhe janë gati për shfrytëzim. Pritet, gjithashtu, edhe furnizimi me thëngjill (100 tonë), që do të përdoret në kombinim […]
Ka ditë që kanë filluar punimet për ngrohtoren e re në Gjimnaz. Ç’është e vërteta, jo pse këtu nuk kishte ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore, sepse në këtë sistem janë bërë edhe investime të tjera më parë, si vitin e kaluar radiatorët, dhe furnizimi me lëndë djegëse (naftë) ka qenë i rregullt, madje, nw bashkërendim […]
Më 10 dhe 11 tetor 2013, me nxënës të Gjimnazit “Skënderbeu”, u zhvillua një trajnim në kuadër të edukimit shëndetësor. Trajnimin e zhvilluan përfaqësues të Fondacionit Kosovar të Popullsisë-Kosova Population Foundation-KOPF. (KOPF është organizatë e specializuar për marketing social në Kosovë: për promovimin e vetëdijes shëndetësore të të rinjve dhe edukimin bashkëmoshatar, për vetëdijsimin kundër […]
Më 26.09.2013, u pensionua profesori i Lëndës së Muzikës, z. Sylejman Haxhiu. Me shkas pensionimin, më parë ishte organizuar edhe një darkë shoqërore, ku atmosferën e ngazëllyer e shoqëruan edhe momente emocionale. Ndërkaq, sot në Gjimnazin “Skënderbeu” u mbajt edhe një takim i ngrohtë kolegial dhe u shtrua edhe koktej rasti. Takimi u zhvillua në […]
Ju njoftojmë se Drejtoria e Gjimnazit “Skënderbeu” ka pranuar sot njoftimin për vendimin e mëposhtëm të Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për uljen e pragut të kalueshmërisë së Provimit të Maturës Shtetërore. Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në mbështetje të neneve 4, 21, 22 të Ligjit nr. 03/L-189 për administratën shtetërore të Republikës […]