Hazir Mustafa (Tafa)-foto e maturës z. Hazir Mustafa (12.9.1952), nga fshati Tërpezë i komunës së Vitisë, dhuroi 600€, donacion për botimin e dy numrave të revistës “Gjimnazisti” të Gjimnazit “Skënderbeu” në Kaçanik. Hazir Mustafa, nxënës i gjeneratës së parë i Gjimnazit tonë, ish-student i Fakultetit Filozofik në Prishtinë, prej kohësh është mërgimtar në Zvicër. Veprimtar […]
Më 18 maj 2013, maturantët e Gjimnazit “Skënderbeu” festuan Mbrëmjen e Maturës. Fotografisë solemne të gjeneratës iu shtua edhe ky solemnitet tashmë tradicional. Nxënësit maturantë nisën nga Shtëpia e Kulturës “Xheladin Kurtaj”, duke parakaluar plot hirë përgjatë Bulevardit “Ismail Raka” e deri te stacioni i autobusëve. Aktivitetin e organizoi Drejtoria e Shkollës, përkrahur nga kujdestarët […]
U rikujtojmë nxënësve maturantë të Gjimnazit “Skënderbeu” se që nesër, 20.5.2013, organizohet mësim plotësues në kuadër të përgatitjeve për Testin e Maturës Shtetërore 2013. Mësimi do të zhvillohet sipas orarit të rregullt paraprak, por vetëm në lëndët që përfshihen në Test, ndaj edhe me mundësi zgjatjeje të orarit. Ndërkaq, më hollësisht do të njoftoheni edhe […]
Për nder të Ditës së Shkollës Profesionale “Feriz Guri e Vëllezërit Çaka”, më 17.04.2013, u zhvilluan aktivitete të ndryshme kulturo-sportive. U organizuan edhe turne në basketboll dhe volejboll, ku Gjimnazi “Skënderbeu” mori pjesë me tri ekipe. Nxënësit e Gjimnazit dëshmuan cilësi të lartë sportive, gjë që u nderuan edhe me mirënjohje. Ekipi i volejbollisteve zuri […]