Njoftim për shpalljen e konkursit plotësues të regjistrimit

Nxënës dhe ju prindër të nderuar, ju njoftojmë se konkursi plotësues për regjistrim në klasat e 10-ta për vitin shkollor 2013/’14 do të publikohet më 22.8.2013. Jemi të njoftuar se konkursi do të publikohet  në web faqen e MASHT, më 22 gusht 2013, ndërsa do të jetë i hapur 3 ditë, më 22, 23 dhe 26 gusht 2013. Ndërsa të gjithë […]

Pastrohen dhe riprogramohen të gjitha pajisjet kabinetike

Për mbarësinë e fillimvitit shkollor 2013/’14, drejtoria dhe personeli arsimor i Gjimnazit ndërmorën edhe pastrimin, riparimin dhe riprogramimin e të gjitha pajisjeve kabinetike të TIK. Në të vërtetë, ky aksion po zhvillohet edhe në kuadër të të gjitha përgatitjeve tjera teknike dhe organizative për vitin e ri shkollor këtu. Për këtë, angazhim të posaçëm vullnetar […]

Po ngjyroset brendia e objektit të Gjimnazit

Në kuadër të përgatitjeve dhe krijimit të ambientit sa më të mirë për vitin shkollor 2013/’14, në Gjimnazin “Skënderbeu” po zhvillohen punimet edhe për ngjyrosjen e tërë brendisë së objektit të këtij institucioni. Deri tani, sidomos në pjesën e korridorëve, ka kohë që për shkaqe financiare nuk është vënë dorë në ngjyrosjen e hapësirave. Ngjyrosja […]

Përfunduan riparimet e rrjetit elektrik në Gjimnaz

Siç është në dijeni publiku edhe më parë, në objektin e Gjimnazit “Skënderbeu” po realizohej projekti i riparimit në rrjetin elektrik, si aftësimi ose zëvendësimi i të gjitha prizave, ndërprerësve, freskimi i shumë lidhjeve kabllore dhe pjesëve tjera ndërlidhëse, si dhe ndërrimi, përkatësisht ekonomizimi i të gjitha poçeve elektrike. Në këtë rast, veçanërisht duhet përshëndetur […]

Riparime të rrjetit elektrik në Gjimnaz

Me propozimin e Drejtorisë së Gjimnazit, organet komunale po përkrahin me lehtësi projektin për riparimin e rrjetit elektrik në këtë objekt, ndërsa ka disa ditë që ekipi i elektricistëve po punon me entuziazëm për kryerjen me sukses të këtyre punimeve. Sipas këtij projekti, janë aftësuar të gjitha prizat dhe ndërprerësit, gjë që më parë ishin […]

Aksion për mjedisin shkollor

Më 19.7.2013, në Drejtorinë e Gjimnazit, u mbajt takim pune me punëtorët teknikë të kësaj shkolle. Në frymën e harmonizimit dhe shfrytëzimit racional të pushimeve vjetore, para së gjithash u debatua edhe për nevojën e arsyeshme të rregullimit dhe pastrimit të ambientit shkollor. Ishte vlerësim i vetë këtyre punëtorëve se ambienti i jashtëm shkollor është i ngarkuar edhe nga […]